“MOST”, qytetarët të kontrollojnë listat zgjedhore


Shkup, 16 gusht – Asociacioni qytetar MOST sot ka ftuar qytetarët të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën zgjedhore në Zyrat rajonale të KSHZ-së si dhe faqen e internetit http://izbirackispisok.gov.mk. Mbikëqyrja në Listën zgjedhore në referendumin që pason zgjat deri në 23 gusht.

Nga MOST informojnë se si dhe në proceset tjera zgjedhore, në linjën telefonike pa pagesë 080 080 080 qytetarët mund të paraqesin parregullsitë eventuale lidhur me referendumin.

Asociacioni qytetar MOST në funksionimin e saj të deritanishëm, krahas gjitha zgjedhjeve nacionale dhe lokale në Maqedoni duke filluar nga viti 2002 ka vëzhguar edhe referendumin në nivel shtetëror në vitin 2004 si dhe tre referendumet në nivel lokal- në komunën Çeshinovë- Obleshevë në 2004, në komunën e Radovishit në 2007 dhe në komunën Qendër në 2015.

Ky aktivitet siç theksojnë në Asociacionin, paraqet lidhshmëri të aktiviteteve të deritanishme me çka MOST shpreson se do të kontribuojë në sigurimin e nivelit më të lartë të transparencës në procesin e referendumit.