MOST: Janë hapur të gjitha vendvotimet, përveç njërës në Studeniçan


Sipas informatave të vëzhguesve dhe koordinuesve rajonal, janë hapur të gjitha vendvotimet  në të cilat MOST i i ka sistemuar vëzhguesit e saj, përveç vendvotimit numër 2344 në komunën Studeniçan. Personi i cili e ka pasur çelësin  e hapësirës në të cilën është vendosur MV ka refuzuar ta hapë derën. Vëzhguesit tjerë janë në vendvotime dhe deri tani nuk kanë vërejtur probleme gjatë vëzhgimit të procesit, kumtuan nga Asociacioni qytetar MOST.

MOST e ndjek votimin e sotëm për zgjedhje të presidentit të shtetit, si dhe në disa vende për zgjedhje të kryetarit të komunës, me më shumë se 1.500 vëzhgues.

“Vëzhguesit e MOST janë statik, dhe do ta ndjekin  procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përveç asaj, MOST ka sistemuar edhe 100 ekipe mobile, të përbërë prej nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë për përkrahje logjistike të vëzhguesve  statik dhe kohë pas kohe do t’i vëzhgojnë vendet  në të cilat MOST nuk ka sistemuar  vëzhgues statik. Plotësisht, 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve zgjedhore komunale, ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror zgjedhor”, kumtuan nga MOST.