Mosbesimi i Qeverisë në Kuvend, VMRO-ja përgatit tekstin


VMRO-DPMNE-ja opozitare ka përgatitur iniciativën për mosbesimin e qeverisë. Ky do të jetë votëbesimi i parë ndaj kësaj Qeverie dhe do të dorëzohet në Kuvend të shtunën, ndërsa pas tre ditësh, do të jetë pikë e rendit të ditës në seëncë plenare, ashtu siç edhe e parasheh Kushtetuta. Me këtë, deputetët e VMRO-DPMNE-së zyrtarisht do të kthehen në Kuvend. Pas bisedimeve mes grupeve punuese të pushtetit dhe opozitës, pritet që këta të fundit të mbështesin thuajse të gjitha ligjet reformuese për çka thuhet se është arritur marrëveshje.

“Është sjell vendimi edhe në Komitetin Qendrorë edhe në atë ekzekutiv për kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me dorëzimin e iniciativës për votimin e mosbesimit të Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja do i mbështesë të gjitha ligjet sidomos ata reformuese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të RM-së. Unë nuk jam pjesë e grupit për bisedime me LSDM-në, por besojë se gjitha ata ligje që janë në interes të qytetarëve do të mbështeten”, deklaroi Dragan Danev – VMRO DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev iniciativën për votëbesimin e qeverisë e komentoi si të drejtë të garantuar me ligj, por nënvizoi gjithashtu nevojën për votimin e ligjeve reformuese para publikimit të Raportit Evropian. Ngritja e mocionit të mosbesimit të Qeverisë nga ana e VMRO-DPMNE-së, vjen pas 6 interpelancave të dorëzuara paraprakisht për gjashtë ministra të ndryshëm. Të njëjtat asnjëherë nuk u vendosën si pika të rendit të ditës, për shkak të bojkotit të punës së Parlamentit nga vetë VMRO-ja. E njëjta duhet të mbledh 61 vota deputetësh për të votuar mosbesimin. Ndërkaq debati për këtë pikë duhet të zgjatë më së shumti 1 ditë dhe i njëjti të votohet para mesnate, në ditën që fillon./zhurnal