“Monstra”, sot seanca e radhës në Gjykatën Penale


Sot në Gjykatën Penale të Shkupit vazhdon seanca e radhës për rastin “Monstra”, e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, në Shkup, më 12 prill të vitit 2012. Prokuroria Publike në seancën e 12 shkurtit lexoi aktakuzën dhe se sipas prokurorit Naum Panovski mbeten në të njëjtën aktakuzë, ku të dënuarit akuzohen për terrorizëm. Seanca ishte ndërprerë pasi që prokurori kishte lexuar versionin e aktakuzës së parë. Me vërejtjen e avokatëve, trupi gjykues ka shtyrë seancën për për ditën e sotme.Në bankën e të akuzuarve gjatë muajit të kaluar nuk u paraqitën Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që janë në arrati.

Gjykatësi i lëndës është caktuar Ognen Stavrov, ndërsa ndihmës i tij është Osman Shabani. Mbrojtja rigjykimin do ta nisë duke e kërkuar fillimisht veturën e dyshimtë Opel Omega, gjë që sipas tyre do ta vërtetojë gjendjen faktike. Rasti “Monstra” kthehet në rigjykim pas vendimit të Gjykatës Supreme më 24 nëntor të vitit kaluar më kërkesë të Prokurorisë Publike mbi dyshimet e hedhura ndaj akuzës për terrorizëm dhe mundësisë për rrethana të reja që mund të burojnë nga bisedat e përgjuara. Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës në vitin 2012 me burg të përjetshëm u dënuan gjashtë persona: Alil Demiri, Haki Aizir, Fejzi Aziri, Sami Luta, Afrim Ismajloviq dhe Agim Ismajloviq. Nga akuza ishte liruar Rami Sejdii. Vendimi për burg të përjetshëm kishte ngjallur protesta të dhunshme të cilat pasuan me dënime deri pesë vite burg. Seanca e radhës është caktuar për 14 mars.