“MONSTRA”, përgjigjet dëshmitari i rrezikuar


e dëgjimin e dëshmitarit të rrezikuar, i cili po përgjigjet në pyetjet e avokatëve të të akuzuarve, sot në Gjykatën penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për lëndën “Monstra” të PSP-së për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, të kryer në 12 prill të vitit 2012.

Në gjykatë të pranishëm janë të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, i cili është sjell nga burgu i Shutkës ku dhe vuan dënimin me burg për vepër tjetër. PSP-në për këtë lëndë e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.

Kryetari i Trupit gjykues Ognen Stavrev në fillimin e seancës së sotme tha se nga Ministria e Drejtësisë ka marrë letër se është në procedurë ekstradimi i të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq nga Kosova.

Gjykatësi Stavrev seancën e kaluar e ndërpreu shkaku i lodhjes së dëshmitarit të rrezikuar, pas dëgjimit nga ana e PSP-së dhe njërit prej avokatëve mbrojtës, njofton MIA.

Dëshmitari i rrezikuar në seancën e fundit tha se qëndron në deklaratën e dhënë në procedurë paraprake. Ai në gjyq njohu disa nga të akuzuarit.

Mbrojtja tha se dëshmitari i rrezikuar është konfuz në përgjigjet dhe se dyshojnë në vërtetësinë e pohimeve të tij.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës në 12 prill 2012 kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ishte hapur lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor vitin e kaluar i hoqi akuzat dhe liroi nga paraburgimi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Haziri duke iu shqiptuar masë sigurie. Pas heqjes së aktvendimit, rastin “Monstra” e mori në dorë PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm.