Mogherini: Jemi të inkurajuar nga përparimi Shkup-Athinë, për çështjen e emrit


Në lidhje me arritjen e një pajtimi dylapësh, Maqedoni-Greqi, rreth çështjes së emrit, ka reaguar edhe përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian (KE), Federica Mgherini.

Pas mëngjesit me ministrin Nikolla Dimitrov, Mogherini është ndarë e kënaqur dhe ka shprehur mbështetjen rreth pëafrimit të bisedimeve.
“Të gjithë jemi mjaft të inkurajuar nga përparimi ndërmjet Shkupit e Athinës, për çështjen e emrit. Të gjithë do të punojmë që të mbështetin dhe shoqërojmë një përfundim pozitiv”, deklaroi Mogherini./Telegrafi/