Mogherini: BE të hap negociatat me Maqedoninë


Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme e BE-së Federika Mogherini i përshëndeti dy ministrat për vendosshmërinë e tyre në arritjen e marrëveshjes historike.
“Ky sukses i takon liderëve të të dyja vendeve, por parasëgjithash qytetarëve të të dy vendeve si dhe Europës. Procesi negociues nën dirgjimin e Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësuesit Metju Nimic dhe mbështetjes së fuqishme të BE-së, janë shenjë për diplomacinë e fuqishme multilaterale, dialogun, perspektivën dhe vullnetin për të gjetur një zgjidhje për të cilën të gjithë janë fitimtarë. Duhet bashkërisht të shfrytëzojmë mundësinë që sa më gjërësisht ti konsolidojmë dhe ecim përpara proceset”, deklaroi Mogherini.