Mogerini nga Çarshija e Shkupit: Ju e keni çelësin për BE, mos e lëshoni këtë mundësi


Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini në Çarshinë e vjetër të Shkupit u bëri thirrje qytetarëve të këtij vendi që më 30 shtator të gjithë masovikisht të dalin dhe të votojnë për referendumin.

” Mbani mend më 30 shtator, kur të dilni votoni se ju e keni çelësin për BE, mos heshtni përpara ardhmërisë suaj. Nuk mundet që ta lëshoni këtë mundësi”, tha  Mogerini.

Ajo shtoi se këto nuk janë zgjedhje, por as diçka që lidhet me politikën. Sipas saj me votën PËR vendoset për ardhmërinë e fëmijëve të Maqedonisë.

Mogerini potencoi se me zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe zbatimin e vlerave evropiane, Maqedonia shkon drejt BE-së. Nuk la gjithashtu pa përmendur se Maqedonia ka rezultate të mëdha të cilat përpara një viti e gjysmë ka qenë të paparamenduara, dhe për atë, BE-ja e ka shpërblyer në qershor duke ia hapur rrugën për bisedimet hyrëse.