Mogerini nesër në Shkup


Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini nesër do të vizitojë Maqedoninë.

Ajo do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski dhe me presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Mogerini pritet të jap deklarat të shkurtër për shtyp në Çarshinë e Shkupit.