Qeveria: Për të ardhmen e vendit nuk vendos Ivanovi, por qytetarët

Qeveria: Për të ardhmen e vendit nuk vendos Ivanovi, por qytetarët
Me keqardhje konstatojmë se presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij para opinionit, nuk arriti të ngritët mbi pafuqinë e tij dhe të shoh perspektivën e cila hapet për Maqedoninë me marrëveshjen që këto ditë e kanë finalizuar Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë. Kështu kanë reaguar nga Qeveria e Maqedonisë, duke shtuar se Ivanov, nuk ka ndjenja të përgjegjësisë dhe ndërmerr veprime që janë në dëm të shtetit, qytetarëve dhe përforcimit të identitetit maqedonas.

“Ivanov nuk përpiqet që të gjej zgjidhje dhe nuk punon për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, ndërsa kjo për qytetarët është interesi më i madh nacional. Në vend që ta frenoj të ardhmen e Maqedonisë dhe të dërgoj vendin në izolim, më së miri është që ai të izoloj vetën e tij nga skena politike”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton SHENJA.

Ata kanë shtuar se me marrëveshjen njëherë e përgjithmonë përforcohet dhe vërtetohet identiteti maqedonas dhe kulturorë.

Споделување со вашите пријатели: