“Mitmarrja”, Zaev dëgjoi bisedat e përgjuara


Pa praninë e gazetarëve, i pandehuri Zoran Zaev i dëgjoi bisedat e përgjuara, të siguruara me masa të posaçme hetimore për rastin “Mitmarrja”.

Gjykata vendosi publiku të mos marrë pjesë, në këtë pjesë të gjykimit. Pas përfundimit të gjykimit Kryeministri Zoran Zaev theksoi se shumica e bisedave të regjistruara kishin të bënin me ngjarjet në komunën e Strumicës.

Sipas informacioneve të tij, ai ka qenë nën masa të posaçme hetimi dy vjet, edhe pse ligji ka lejuar që dikujt ti përgjohej telefoni maksimum 15 muaj. Paraprakisht avokatët e kryeministrit Zoran Zaev kërkuan që dëshmia e biznesmenit Ivan Nikolov, nga Strumica të mos merret si provë. Mbrojtja, si dhe Zaev personalisht, në seancat e fundit kërkuan nga gjykata që të lëshohet i tërë video materiali që u shfaq në YouTube dhe thuhej se ishte momenti kur Zaev kërkon mitë. Gjykimi vazhdon të hënën./alsat m