Mitko Çavkov për herë të dytë del nga burgu i Shutkës


Pasi Gjykata e Apelit pasdite vërtetoi vendimin paraprak të gjykatës penale ish ministri dhe ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov doli për herë të dytë  nga burgu i Shutkës.
Vendimi erdhi pasi Cavkovi, dorëzoi një garanci prej 600 mijë eurosh , e cila pëfshin edhe tokë dhe disa apartamente banimi. Cavkov është një ndër 30 të dyshuarit për kërcënim terrorist të rendit Kushtetues dhe sigurisë.
Më 27 prill, ai ishte shefi i I shtabit operativ , i cilin nuk dha asnjë urdhër veprimi sigurimit të Kuvendit për të mbrojtur deputetët e suluar nga turma e njerëzve që sulmuan Kuvendin Republikan.