Mitko Çavkov në grevë urie në burgun e Shutkës

Ish-ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov, të cilit Gjykata i vendosi masë paraburgimi për ngjarjet e së “enjtes së përgjakshme” të 27 prillit në Kuvend, ka filluar grevë urie në burgun e Shutkës.
Burime të televizionit Telma kanë konfirmuar këtë informatë. Çavkovit iu njohtua masa e paraburgimit në periudhë 30-ditore në kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila ngarkon atë së bashku me 35 persona tjerë me veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.