Miratohet Ligji për përdorimin e gjuhëve


Me 64 vota “Për” asnjë kundër dhe të përmbajtur dhe në atmosferë mjaft të tensionuar deri në shkallë gati të eskalimit, në Kuvend shumica parlamentare miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve. Si para 15 minutave, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ishte i pari nga opozita i cili tentoi në çdo mënyrë të parandaloj votimin e këtij ligji. Gruevski në disa raste bërtiste që kryeparlamentari Xhaferi të mos e bënë hapin e votimit, mirëpo edhe përkundër protestave të opozitës nën shoqërinë e sigurimit, shumica parlamentare votoi ligjin për përdorimin e gjuhëve.