Miratohet deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese

Në seancën e 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur dje është miratuar Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO pa asnjë votë kundër, dhe pa asnjë votë të përmbajtur.

“Kjo Deklaratë ishte Propozim i Komisionit për Çështje Evropiane e nënshkruar nga ana e të gjithë partive politike të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në frymën e konsensusit. Njëkohësisht, kjo Deklaratë buron nga obligimet e ndërmarrë në kuadër të prioriteteve urgjente të reformës nga viti 2015, përfshirë edhe Rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë për çështjet sistematike të Sundimit të së drejtës të Pribe, si dhe nga obligimet e Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në kumtesën e Komisionit për Çështje Evropiane.