Miratohet aktakuza për lëndën “Titanik”


Aktakuza e PSP-së për lëndën “Titanik” sot është miratuar nga Këshilli për Vlerësim të Aktakuzës pranë Gjykatës Themelore Shkup 1.

Nga Gjykata Penale bënë të ditur se pas aktakuzës së miratuar është formuar lëndë penale e cila konform AKMIS – sistemi elektronik është shpërndarë në trajtim të mëtejshëm, ndërsa pasi të caktohet debati kryesor, palët dhe opinioni do të njoftohen në mënyrë shtesë.

Lënda “Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, ndërsa ka të bëjë në dhjetëra vepra lidhur me parregullsitë zgjedhore. Janë të akuzuar ish funksionarë midis të cilëve edhe Nikolla Grievski, Martin Protuigjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska. Ata janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.