Miratohen konstatimet për Maqedoninë – BE do t’i rikthehet çështjes së negociatave deri në tetor


Vendet anëtare të BE-së do të kthehen më së voni në tetor të vitit 2019 në hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë,  u dakorduan ministrat e Jashtme të BE-së, sot pasdite në Luksemburg.

Ky version shënon ndryshime të imëta si përshëndetja e marrëveshjes së Prespës, për çka insistuan mbështetësit e Maqedonisë së Veriut në Këshill dhe element i cili bën dallim të vogël në krahasim me konstatimin e Shqipërisë.

Megjithatë, vendet anëtare nuk arrijnë të dakordohen për datë për fillimin e negociatave dhe përsëri premtojnë t’i kthehen kësaj çështje më së voni në tetor të këtij viti.

“Duke i konfirmuar konstatimet e 26 qershorit 2018, Këshilli fuqimisht e përshëndet Marrëveshjen e Prespës historike pa precedent dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave inkuadruese me Republikën e Maqedonisë së Veriut në bazë të vlerësimit pozitiv dhe progresit të bërë në plotësimin e kushteve të identifikuara nga Këshilli. Duke e pasur parasysh kohën e kufizuar në dispozicion dhe rëndësinë e çështjes, Këshilli do të kthehet me qëllim të arritjes së vendimit të qartë dhe esencial sa më shpejtë dhe jo më larg se në tetor të vitit 2019”, thotë versioni i fundit i konstatimit për Maqedoninë e Veriut.

Me përjashtim të Marrëveshjes së Prespës, konstatimi për Shqipërinë është i njëjtë.

Vendet e Evropës Lindore fuqimisht janë angazhuar për hapjen e negociatave me të dyja vendet pa anulim, por rezistenca e Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane mbetet shumë e madhe.

Burime diplomatike për MIA-n thonë se ky konstatim është kompromisi më i mirë i mundshëm duke i pasur parasysh mospajtimet e thella midis vendeve anëtare të Unionit rreth zgjerimit, por se ky formulim “nuk sjellë automatizëm” për vendimin në vjeshtë.