Ministria e shëndetësisë brenda një viti, nga maja e popullaritetit, shëndrohet në institucionin më të dobët të qeverisë


Se si mund të keq menaxhohet me një institucion shtetëror, respektivisht një ministri, qartë shihet nga anketa e realizuar nga Televizioni Telma në bashkëpunim me QMBN (MCMS) nga data 15-23 maj, duke kontaktuar dhe anketuar 1.052 qytetarë.

Përveç pakënaqësive tjera me punën e qeverisë, në këtë anketë vend të posaçëm ka zënë pakënaqësia e qytetarëve me punën e ministrive, me theks të veçantë ministrisë së shëndetësisë. Konkretisht, në pyetjen se cila ministri më së miri e kryen punën e vet, pakënaqësi më të madhe në mesin e qytetarëve ose 18.2% ka me punën e ministrisë së shëndetësisë e cila udhëhiqet nga ministri i LSDM-së, Venko Filipçe.

Vlen të përmendet fakti që po e njëjta ministri, në vitin 2017 gjatë periudhës kur në krye të ministrisë së shëndetësisë qëndronte Arben Taravari (Aleanca për Shqiptarët), kjo ministri me sukseset e saj arriti që të kalojë popullaritetin edhe të vetë kryeministrit Zaev.

Qytetarët me të drejtë brengosen dhe parashtrojnë pyetjen se si ka mundësi që një institucion shtetërorë, nga maja e popullaritet dhe suksesit, vetëm për disa muaj të shndërrohet në institucion më të dobët të qeverisë LSDM-BDI./Tv koha