Ministria e Jashtme notë proteste Hungarisë për ikjen e Gruevskit


Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot ka qenë i ftuar ambasadori Hungarisë në Maqedoni, Laslo Duks. Ai ka zhvilluar takim me sekretarin shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski. Qëllimi i takimit ka qenë ti dorëzohet Hungarisë notë proteste lidhur me ikjen e Gruevskit dhe kërkesës së tij për azil në Hungari. Dimovski është shprehur optimist se Hungaria për këtë rast do të veprojë në frymën e marrëdhënieve të mira bilaterale si dhe vlerave evropiane, si dhe pa vonesa do ta hedhë poshtë kërkesën e Gruevskit për marrjen e statusit të azilantit.