Ministri Saliji: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe shënon moment historik në Maqedoni


Ministri i Drejtësisë, Bilan Saliji ka uruar gjithë shqiptarët e Maqedonisë pas miratimit të Ligjit për gjuhën shqipe që sot u votua me 64 vota, edhe pas tentimit të bllokimit të seancës nga ish lideri dhe ish kryeministri Nikolla Gruevskit dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së, njofton TetovaSot..

Saliji thekson se Maqedonia me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve po shkon drejt familjes evropiane.

“Pas debateve të shumta dhe tentimit për ta zgjatur si proces, sot në Parlamentin e Maqedonisë është shënuar një nga momentet më të rëndësishme në historikun e tij.
-Miratimi i Ligjit për zyrtarizimin e Gjuhës Shqipe, nuk përbën vetëm një arritje për faktorin shqiptar, por është një arritje e vendit në tërësi.
Maqedonia me miratimin e këtij ligji e dëshmon edhe njëherë pozicionimin e saj drejt familjes evropiane, ku një ndër kriteret më të rëndësishme është pikërisht krijimi i një shteti të barabartë për të gjithë qytetarët.
Urime”, shkruan Saliji./TetovaSot/