Ministri i Ekonomisë Bekteshi demanton Selën

Ministri i Ekonomisë përmes një postimi të tij në profilin e tij në Fejsbuk ka demantuar deklaratën e liderit të Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela se hidrocentralet e vogla do të kalojnë në pronë të personave fizik apo juridik, duke e quajtur si një mungesë profesionalizmi dhe me tendencë politike.

Sipas ministrit Bekteshi, ligji për energjetikë është vetëm në shërbim të qytetarëve dhe se është tepër e ulët që nga bartës i një funksioni publik, një deputeti, siç është Sela të shpifet dhe të deformohet realiteti me tendenca politike.

“Në tekstin e ligjit të ri për energjetikë i shpallur në faqen zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë si dhe në Regjistrin qendror nacional ëer rregullativën ligjore askund nuk figurojnë pretendimet se:

Hidrocentralet e vogla do të kalojnë në pronë të personave fizik apo juridik.

Janë tendencioze dhe jo profesionale deklarimet e bartësve të funksioneve publike, e në veçanti e deputetit Ziadin Sela të bëjnë deklarata jo korrekte dhe me tendenca politike. Nga ky ligj do të përfitojnë vetëm qytetarët të cilët do të kenë mundësi të zgjedhin furnizuesin për energji elektrike”, ka shkruar ministri Bekteshi.