Ministri Dimitrov në vizitë zyrtare në Uashington


Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov prej sot qëndron për vizitë pune në SHBA. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në Uashington do të ketë takime me përfaqësues të lartë të administratës amerikane, të Departamentit shtetëror, Kongresit të SHBA-së dhe të komunitetit think-thenk, si dhe me diasporën e Maqedonisë.

Dimitrov më 29 nëntor 2017 do të marrë pjesë në një konferencë në organizim të Këshillit Atlantik të SHBA-së të titulluar “Stuhia e radhës? Formimi i së ardhmes ballkanike në epokën e pasigurisë”.

Në konferencë do të marrin pjesë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve ballkanike dhe më shumë se qindra pjesëmarrës dhe ekspertë të të dyja anëve të Atlantikut. Pjesëmarrësit do të këmbejnë mendime në drejtim të gjenerimit të ideve dhe propozimeve për rrugën e përshpejtuar të rajonit ballkanik drejt bashkësisë transatlantikе dhe stimulimin e mbështetjes së përforcuar për politikat e vendeve në SHBA.

Ministri Dimitrov do të mbajë fjalim në panelin “NATO në Ballkan: Sigurimi i kufijve në kohëra turbulente”, kumtoi MPJ.