Ministri britanik për Evropë viziton Shkupin


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, sot do ta presë në takim ministrin e Britanisë së Madhe për Evropë dhe Amerikë, Ser Alan Dankan, për të biseduar për gjendjen politike të brendshme, agjendën reformuese për BE dhe NATO dhe referendumin për çështjen e emrin.

Dankan dhe Dimitrov, ashtu siç kumtojnë nga MPJ, do të bisedojnë për bashkëpunimin rajonal, angazhimin britanik në korniza të Procesit të Berlinit, bisedimet mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar rreth Brexit-it.

Vizita e ministrit Dankan, paraqet edhe një konfirmim për rritjen e intensitetit të dialogut politik mes dy vendeve në vitin e kaluar, veçmas pas vizitës historike të kryeministres britanike, Theresa May në Republikën e Maqedonisë më 17 maj të këtij viti, thonë nga MPJ.

Ndryshe, vizita e Dankanit është në kohën e fushatës së referendumit kur Maqedoninë po e vizitojnë personalitete të larta shtetërore si nga Bashkimi Evropian, po ashtu edhe nga SHBA-ja./Gazeta E Pavarur