Miloshoski: Kongresi ishte jolegjitim dhe kontraverz, zgjedhja e kryetarit e çuditshme


Në një deklaratë të fundit për mediat, ish ministri i jashtëm dhe deputeti Antonio Miloshoski ka rekomanduar se kongresi i VMRO në Valandovë ishte kontraverz ndërsa zgjedhja e kryetarit të partisë e çuditshme sepse ka pasur vetëm një kandidat edhe atë favori i Gruevskit, transmeton Zhurnal.mk

“Jam i informuar se ka pasur rreth 30 vota të pavlefshme të cilat më pas janë kthyer në ‘për’. Konfuze është që kanë thënë se ka pasur të regjistruar 411 delegat derisa dje ishin në listë më pas 438, edhe pse regjistrimi bëhet vetëm një ditë, në vend që Mickovski t’i bëj publike hapat e tij si kandidat ato i ka bërë vet Gruevski, mbi të gjitha kongresi është jolegjitim dhe me një kryetar të hendikepuar”, ka thënë Miloshoski.

Ai dhe disa funksionarë të lartë të VMRO përfshirë këtu ish ministra e ish deputet nuk kanë marrë pjesë dje në punimet e kongresit të VMRO-së