Ai thotë se pyetja e tillë e cila është në kundërshtim me ligjin nuk meriton përgjigje dhe thekson se ai do ta bojkotojë referendumin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pyetja e referendumit është në kundërshtim me ligjin (i detyrueshëm, në vend të konsultues), në kundërshtim me ligjin (një kuptimshe, në vend të trekuptimshe dhe manipuluese) dhe në kundërshtim me Kushtetutën e konfirmuar nga populli 1991 dhe Bandeteri (BE) 1992. Nuk meriton përgjigje”, ka shkruar Milloshoski.

Për dallim nga ai, nga partia e tij akoma nuk kanë qëndrim nëse do të bëjnë thirrje që qytetarët të dalin në referendum, ose do ta bojkotojnë.