Milloshoski: Nesër është i mundur takim për Ligjin e PP


Takim të ri për Ligjin e prokurorisë publike është e mundur të ketë nesër, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski.

“Pritëm të ketë sonte. Ishim të gatshëm edhe sot, por e shohim se pushteti për arsye objektive apo subjektive nuk shpejton. Na informuan se është e mundur të ketë takim nesër. Nëse janë të disponuar dhe të gatshëm, ne nuk kemi problem ta mbajmë”, deklaroi Milloshoski.

Lidhur  me pritjet e tyre nga takimi eventual, Milloshoski tha se presin që LSDM-ja ta pranojë atë që tashmë e ka pranuar si koncept më 30 gusht të këtij vitit.

“Presim që LSDM-ja edhe mëtej të mos prolongojë dhe blejë kohë, të mos e zvarrit miratimin e këtij ligji të rëndësishëm”, deklaroi Milloshoski.

Për linjat e kuqe gjatë zgjedhjes së prokurorit, tha se duhet të jetë ndonjë profesionist, i ndershëm me integritet personal, mesatare të lartë në fakultet dhe të mund ta fitojë besimin e opinionit dhe faktorëve politikë në punën e vet.

Në konferencën e sotme për media Milloshoski informon se dje, kanë marrë shkresë me arsyetime të pabaza teknike nga ana e zotëri Talat Xhaferit me të cilën propozim vendimi për komisionin anketues për kontrollin e punës së PSP-së kthehet te parashtruesit.

“Nuk ka asnjë pjesë thelbësore me mangësi nga propozim vendimi që mund të konsiderohet mungesë serioze. Përkundrazi, propozim vendimi për formimin e komisionit anketues sipas përmbajtjes dhe strukturës është e njëjtë me propozim vendimin e komisionit anketues të cilin zotëri Talat Xhaferi në përbërjen paraprake e parashtroi për formimin e komisionit anketues për përgjimin. Nuk ka asnjë dallim”, deklaroi Milloshoski.

Potencoi se nga shërbimet kuvendore kanë informacione se vetë shkrimi i këtij propozimi për kthimin e vendimit për formimin e komisionit anketues nuk është i Talat Xhaferit.

“Ky është shkrimi i Cvetanka Ivanovës. Sekretaresh e përgjithshme e Kuvendit apo ndonjë këshilltari tjetër të afërt të LSDM-së të cilin Talat Xhaferi është dashur ta dëgjojë, ta nënshkruajë dhe ta kthejë propozimin për formim të komisionit anketues sepse siç duket edhe Talat Xhaferi është ulur në prehër të partisë në pushtet”, theksoi Milloshoski.

Potencoi se VMRO-DPMNE nuk do të heq dorë nga qëllimi t’i shfrytëzojë të gjitha procedurat e mundura afariste, tema e komisionit anketues të PSP-së dhe kontrolli edhe diskutimi për punën e kundërligjshme, joprofesionale dhe të pandërgjegjshme si dhe veprimi i PSP-së të vijë në rend dite të seancës kuvendore, më herët apo më vonë.