Milloshoski: Maqedonia nuk ka marr datë për bisedime, Zaev gënjeu

Deputeti VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në emisionin “Top Tema”, tha se kryeministri Zoran Zaev përhap lajmin e rremë se Maqedonia mori një datë për negociatat e anëtarësimit në BE.
“Nëse në mediat e huaja nuk përcillej kjo, unë mund të besoja atë që Zaev po thoshte, por e kuptoj se po gënjen. Ministri holandez tha se Holanda e bllokoi vendimin për dhënien e datës për negociata për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kjo do të thotë që Maqedonia nuk mori një datë për negociata. Kjo do të thotë që Maqedonia ka marrë një rekomandim të kushtëzuar. Maqedonia nuk ka vendim për një datë për negociata, kjo tregon se kryeministri Zaev dha një lajm i rremë”, thotë Milloshoski.