Milloshoski kundër Mickoskit: Do të marr pjesë në protestën për emrin


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, paralajmëroi se sot do të merr pjesë në protesta për të mbrojtur emrin dhe identitetin, përkundër faktit që partia e tij ka marrë vendim që të distancohet nga protesta dhe kumtuan se nuk qëndrojnë pas kësaj proteste, transmeton Zhurnal.

Milloshoski, si ish ministër i punëve të jashtme, në një video publikuar në Facebook thotë se kërkesa e Greqisë për ndryshim të kushtetutës, është përzierje në punët e brendshme të shtetit.