Milloshoski: Këtë javë nënshkruhet ndryshimi i emrit

Deputeti i opozitës Anotnio Milloshoski në një status të fundit shkruan se marrëveshje defintive mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit do të nënshkruhet në fund të kësaj jave duke zbuluar edhe vendin ku kjo do të ndodh.

“Prej burimeve diplomatike zbuloj se të enjten ose të premten (këtë javë) do të realizohet takimi mes kryeministrave Cipras dhe Zaev në pjesën greke të Prespës së Vogël dhe do të nënshkruhet Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë.
Koordinator kryesor për ngjarjen e nënshkrimit të Marrëveshjes është Bojan Mariqiq, këshilltar në kabinetin e kryeministrit Zoran Zaev”, shkruan Milloshoski.