Milloshoski e shkarravit “Verioren” në Strasburg


Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka shkarravitur fotografinë e akreditimit, gjegjësisht ka fshirë fjalën “Veriore” të emrit të shtetit që e prezanton në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.

,,Maqedonia/Macedonia është emri i vullnetit të popullit, konform referendumit të vitit 1991 dhe 2018. Shfrytëzoje për atë qëllim çdo mundësi, çdo akreditim, çdo nënshkrim dhe shënim, në shtëpi dhe diasporë, në emër të të drejtës së vet përcaktimit dhe dinjitetit të çdo maqedonasi”ka shkruar Milloshoski.