Milloshoski: Dimitrov nuk ka ardhmëri në Maqedoni


Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski ka theksuar se ministri i jashtëm tanimë kërkon pozitë të re në Kombet e Bashkuara, në fakt nuk dëshiron ta mbaron mandatin e tij si shef i diplomacisë maqedonase.

“Nuk e di nëse karriera e Nikolla Dimitrovit është në “vijë të njëjtë”, me atë të Zaevit, e cila varet kryesisht nga zgjidhja e çështjes së emrit. Por diplomatë nga Kombet e Bashkuara njoftojnë se ministri na plan afatgjatë nuk e sheh perspektivën e tij në Republikën e Maqedonisë. Megjithatë koha do tregojë”, shkruan Milloshoski.