Milikije Halimi e dënoi sulmin ndaj ekipit të TV21 dhe kërkoi zbardhje të rastit


Kryetarja e komunës së Haraçinës Milikije Halimi e dënoi sulmin ndaj ekipit të TV21 i cili ndodhi dje në territorin e komunës dhe kërkoi zbardhje të tërësishme të rastit.

“Më ashpër e dënoj sulmin që ndodhi në hapësirat e komunës. Si njeriu i parë i vetëqeverisjes loikale personalisht do të mundohem  që ngjarjet e tilla më asnjëherë të mos përsëriten. Liria e shprehjes, e informimit publik dhe puna e pandërrerë e mediumeve janë të padhunueshme, dhe fuqishëm qëndroj  pas atyre vlerave të cilat  edhe me kushtetutë janë të garantuara. Pres dhe u bëj thirrje, institucioneve kompetente, në afat të mundshëm më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe në mënyrë adekuate të sanksionohen”, thotë kryetarja në reagim.

SHGM paraprakisht kumtoi se sjellja e tillë primitive dhe dhunuese  të cilës u janë nënshktruar  kolegët e TV21, është e papranueshme dhe paraqet sulm ndaj lirisë së informimit dhe  pengimit klasik në kryerjen e punës së gazetarëve.

SHGM e përshëndet reagimin e shpejtë të kryetares Milikije Halimi dhe njëkohësisht kërkon hetim urgjent dhe efikas nga ana e Ministrisë së punëve të Brendshme. .