Mijallkov kërkoi që të mbetet në fuqi amnistia e Ivanovit edhe për “Torturën”


Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si i akuzuar i parë i Prokurorisë Speciale Publike për rastin “Tortura” ku ishte arrestuar Lube Boshkovski si dhe pesë pjesëtarët tjerë të njësitit special policor “alfat” sot kanë kërkuar që amnistia e presidentit Ivanov të vazhdojë edhe për këtë rast, informon MEDIAL.

Me amnistinë që kohë më parë shpalli Ivanov nuk ishte përfshirë vetëm i akuzuari Jovan Bocevski, të cilin Ivanov kishte harruar ta vendosë në listë.

Mijallkov edhe më herët, në rastin “Fortesa” kishte kërkuar që amnistia e Ivanovit të mbetet në fuqi.