Mijallkov del nga burgu i Shutkës

Burg shtëpiak për ish drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov dhe për Bedredin Ibraimin,  ndërsa masë kujdesi për Aneta Stefanovskan,  caktoi Gjykata e Apelit në Shkup  duke vepruar sipas  ankesave të tyre për lëndën e PSP-së “Titanik 2”. Ankesat e Vllatko Sajkovskit dhe të Sasho Sërcev janë refuzuar  si të pabaza.

“Gjykata e Apelit Shkup duke vepruar sipas lëndës penale KOKZH-13/19,  në opinion e njohur si “Titanik 2”, pas seancës së mbajtur publike, solli vendim me të cilin ankesat e të akuzuarve B.I., S.M., dhe A.S., pjesërisht i mohoi.

Me rastin e ankesës dhe për detyrën zyrtare për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj të akuzuarit B.I.  përcaktoi burg shtëpiak me kohëzgjatje  deri në hyrjen në fuqi të vendimit KOK.nr.62/17 nga  data 08.03.2017, përkatësisht deri në fillimin e vuajtjes së dënimit.

Me rastin e ankesës dhe për detyrën zyrtare për shkak të  zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj të akuzuarit S.M. përcaktoi  burg shtëpiak  me kohëzgjatje  deri në hyrjen në fuqi të vendimit KOK. nr. 62/17 nga data 08.03.2019, ndërsa më së voni 60 ditë të llogaritur nga data 08.03.2019.

Me rastin e ankesës dhe për detyrën zyrtare  për shkak të zbatimit të rregullt të Ligjit ndaj të akuzuarës A.S. përcaktoi masë të kujdesit – Obligim i të akuzuarës të paraqitet  përkohësisht në Gjykatën Themelore – Manastir  në çdo ditë të martë të javës, me kohëzgjatje deri në hyrjen në fuqi të vendimit KOK.nr.62/17 nga data 08.03.2019.

Ankesat e të akuzuarve V.S. dhe S.S., refuzohen si të pabaza, citohet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Në gjykimin e shkallës së parë për lëndën “Titanik 2” Mijallkov  është dënuar me 3 vjet burg, Menduh Thaçi me tre vjet e dy muaj, Bedredin Ibraimi me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa Vllatko Sajkovski, Sasho Sërcev dhe Aneta Stefanovska morën nga tre vjet burg.

Gjykata Penale e pranoi kërkesën e PSP-së dhe u caktoi paraburgim Mijallkovit dhe Ibraimit, ndërsa katër të dënuarit  tjerë  morën masë të kujdesit.

Sipas akuzës së PSP-së, Mijallkov  si drejtor i DSK-së, dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së e ka shfrytëzuar  ndikimin e tij dhe përmes Menduh Thaçit ka dakorduar të miratohen  kundërshtimet për rivotim  në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.