Mijalkov ka poseduar 11 milion euro në dy llogari bankare

Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov i cili u arrestua dje në qendër të Shkupit ka poseduar 11 milion euro në dy llogari bankare të cilat kanë qenë në emër të dikujt tjetër, por se është zbuluar se në të vërtetë janë të tij.

Prokuroria Speciale ka pasur informata se Mijalkov do të ik dhe pikërisht për këtë i është shqiptuar masa e paraburgimit, ndërkohë që avokati mbrojtës tha se do të dorëzojë ankesë për këtë vendim të cilin siç theksoi gjykata e ka marr pa e dëgjuar të akuzuarin.