Migrimi i trurit, fenomen shqetësues të rinjët nuk shohin pespektivë në vend


Nuk dihen as profilet e të rinjëve , të cilët janë larguar për te gjetur punë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian, por në bazë të të dhënave të Bankës Botërore, shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve në Maqedoni, është mbi 50 për qind.
Sociologu Hasan Jashari, vlerson se problemi I ashtuquajtur brain drain apo migrimi I trurit nuk ka kapluar vetëm Maqedoninë por edhe Kosovën dhe Shqipërinë dhe faktorët që ndikojnë janë papunsia si dhe kërkesa për jetë më cilsore,ndërkohë që pasojat nga migrimi I të rinjëve I pëson vet shteti.

“Problemet që ka Maqedonia,Kosova,Shqipëria si shtete të voglëa ku të tërhiqen 10 apo 15 të ri bie në sy e ku më 100 të rid he kjo ndikon në perceptimin e të tjerëve për politikat publike aspekjtin demografik dhe gjendjen ekonomike të popullsisë”, tha Hasan Jashari, sociolog.

Të rinjët thonë se përvec shkaqeve ekonomike ata largohen sepse puna e tyre nuk paguhet dhe vlerësohet sic duhet, andaj perspektivën e tyre e shohin jashtë vendit.

“Nga 150 nxënës 60 mërgojnë jashtë vendit arsyet janë sepse atje shohin pespektivë që është faktori që ata të dalin jashtë vendit”…

“Mendoj se perspektive më të madhe ka jashtë vendit dhe nëse më ofrohet punë me siguri nuk do e refuzoj”…

“Nuk ka perspektive shpresoj se kjo gjë do të ndryshoj do ndryshojnë politkat arsimore dhe do ketë arsim dhe punsim në vendin tone”…

“Pagat minimale ekonomia e dobët të gjita këto ndikojnë që të rinjët të mos kthene në vend”, thanë studentët.

Të rinjët e anketuar thonë se Evropa Perëndimore dhe SHBA-të janë destinacionet ku të rinjtë po arrijnë më lehtë të punësohen.Nëse arrihet të krijohen vende të reja të punës dhe edhe këtu kemi perspektivë do të parandalohet ky fenomen shqetësues për shoqërinë vlerësojnë të rinjët./MRT2