Miftari: Me pak mjete finansiare, por me zemër KB Shkupi do të dominojë në basketbollin në Maqedoni


Edhe pse kishte pengesa për të filluar dhe  për të vazhduar në Ligën e parë, bordi i KB Shkupi edhe njëherë bëri me dije se s’ka forcë që ndal klubin e zemrës, ‘ushtrinë’ bardheblu. Trajneri i klubit të basketbollit “Shkupi”, Enver Miftari, theksoi  se i kanë tejkaluar të gjitha pengesat e vendosura nga Federata e basketbollit të Maqedonisë (FBM) dhe tani vazhdojnë të luajnë në Superligë.

“Deri sa dikujt ndoshta i pengon të luhet basketboll në Çair ju kundërpërgjigjemi se basketbolli, KB Shkupi, do të luaj dhe do të jetoj sa malet. 350 fëmijë janë ‘ushtria’ më e mirë e KB Shkupi me dy ekipe të vajzave si dhe të meshkujve në Ligën e parë është i vetmi klub në Maqedoni, ndoshta me pak mjete finansiare, por me zemër dhe dëshir një ditë shumë shpejt ky klub i zemrës do të dominojë në basketbollin në Maqedoni”, tha trajneri i KB Shkupi, Enver Miftari.