Micotakis: Nuk do të bisedoja me Shkupin pa ndryshim paraprak të Kushtetutës

Në rrethana të tjera duhet të kërkohet zgjidhje të emrit, thotë lideri i Demokracisë së Re opozitare, Kirijakos Karamanlis, i cili para komitetit politik të partisë dërgoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë greke lidhur me atë si sillet me çështjen për emrin.

Në prezencë të ish kryeministrave Kostas Karamanlis dhe Andonis Samaras, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Kirjakos Micotakis sqaroi hollësisht çfarë do të bënte nëse në duart e tij ishin negociatat për emrin. Do të fillonte nga ajo që t’i informojë liderët e partive politike, siç ka qenë rasti në vitin 2008, do t’i bashkonte forcat, e jo, siç thotë, t’i ndajë të gjithë: qytetarët, kishën, partitë, por edhe do të kërkonte ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë.

“Negociatat do t’i filloja nga çështjet e lidhura me irredentizmin dhe do të pritja të shoh hapa konkretë në sjelljen e palës tjetër, para se të kaloj në fazën tjetër. Nuk do të bisedoja për asgjë, nëse Shkupi fillimisht nuk obligohej se do ta ndryshojnë Kushtetutën e tyre. Dhe nuk do të pranoja kurrfarë përmendje të kombit maqedonas, siç ka bërë zoti Nimic, pa marrë kurrfarë përgjigje nga Qeveria. Do të mbështetesha në besimin e popullit. Dhe besoj se ashtu do të mundeshim të arrijmë deri në zgjidhje të ndërsjellë të pranueshme”, tha Micotakis, transmeton MIA.

Lideri i partisë opozitare, the se për ata çështja përfundon këtu, me çfarë indirekt porositi se Demokracia e Re nuk do të marrë pjesë në kurrfarë marrëveshje për zgjidhje eventuale që do të gjendet në tryezë. Kirjakos sqaroi se nuk do të jenë bashkëpunëtorë në diçka që, “siç ka nisur Ciprasi ka rrezik ta lëndojë shpirtin e kombit”