Mickovski nesër në Bruksel takohet me Han, Mogerinin dhe Zhozef Dol


Kryetari i partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nesër do të udhëtojë për në Bruksel, në vizitën e tij të parë zyrtare si lideri i partisë. Përveç Mickovskit, delegacionin i cili do të udhëtojë për në Bruksel do ta përbëjnë nën-kryetari Aleksandar Nikollovski dhe anëtari i Komitetit ekzekutiv Vllatko Gjorçev. Sipas informacioneve partiake, Mickovski në Bruksel do të ketë takime me euro-komisionerin për zgjerim, Johanes Han, me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini si dhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Zhozef Dol. Gjithashtu janë paraparë takime edhe me disa euro-deputetë .