Mickovski: Mbështesim anëtarësimin në NATO dhe BE


Kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski tha pas takimit koordinues që zgjati pesë orë, tha se partia e tij është gardiane e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore.

“Kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov na informuan për negociatat dhe propozimet nga Nimic, të cilat pak a shumë janë të njohura për publikun. Që tani e tutje, për procesin e drejtimit të negociatave për mosmarrëveshjen me Greqinë është bartëse qeveria. VMRO-DPMNE është një mbështetëse e fortë dhe mbetet qëndrimin se Maqedonia duhet të bashkohet me NATO-n dhe BE-në”, tha Mickoski.