Mickovski do të protestojë para Kuvendit


Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski sot para mediave ka shpalosur qëndrimet partiake. Ai theksoi se do ta shfrytëzojë të drejtën e tij qytetare që të protestojë para Kuvendit.

Ai gjithashtu theksoi se atdhe i tij është Maqedonia, sipas tij me ndryshimet kushtetuese po bëhet padrejtësia më e madhe.

Mickovski e përfundoi pres konferencën duke mos u lejuar gazetarëve të parashtrojnë pyetje. Ai theksoi se së shpejti do të ketë brifing ku do ti përgjigjet pyetjeve.