Mickovski: Deputetët e VMRO-së nuk do t’iu bashkëngjiten në rrugë protestuesve


Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka pranuar përfaqësuesit e qytetarëve të cilët protestojnë para Kuvendit dhe të cilët kërkuan takim me të para selisë së partisë. Ai ka thënë se mbështet protestat, por deputetët nuk do t’iu bashkëngjiten në rrugë, por do të veprojnë nga Kuvendi, transmeton Medial.mk.

Edhe kryetari i Shoqatës “Këshillit nacional Makedonium” Strasho Ollumçev pas takimit ka thënë se Mickoski iu ka thënë se VMRO- DPMNE nuk do ta braktis Kuvendin, dhe se nuk do të merr pjesë në aktivitetet në Kuvend lidhur me marrëveshjen me Greqinë, pasi siç ka thënë “do të ishte mirë të jetë brenda dhe të pengojë kryeministrin Zaev në sjelljen e vendimeve të dëmshme.