Mickoviq ka marrë kërcënime që të mos dëshmojë për rastin “Maxhar telekom”


Profesori i Fakultetit Juridik Dejan Mickoviq, i cili nga viti 2004 deri në vitin 2006 ishte kryetar i Bordit të Drejtorëve në “Telekomin e Maqedonisë”, në seancën e sotme gjyqësore në Shkup për rastin “Maxhar telekom” tha se që prej para dëshmimit të tij te autoritetet amerikane ka marrë kërcënime që të mos dëshmojë.

Përveç porosive kërcënuese të mara me postë elektronike, në vitin 2008 në zyrën e tij të Fakultetit Juridik ka ardhur një person i panjohur me paralajmërim që të mos dëshmojë.

“Edhe krahas porosive dhe kërcënimeve vendosa të dëshmoj kurdo që të më thërrasin”, tha Mickoviq, duke shtuar se për këtë e kishte njoftuar prokurorin e atëhershëm publik Lupço Shvrgovski dhe hulumtuesin e atëhershëm amerikan, ndërsa edhe prokurori Marko Zvrlevski, por se sot nuk është zbuluar se kush e ka kërcënuar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e prokurores speciale publike Lile Stefanovska, Mickoviq sqaroi se ishte ftuar që të dëshmojë para autoriteteve amerikane për rastin “Maxhar telekom” dhe se atëherë  ishte komunikuar përmes postës elektronike mes drejtorëve të atëhershëm të “Maxhar telekom” dhe drejtorit të atëhershëm të “Telekomit të Maqedonisë” Atila Sendrei e cila në përgjithësi është sjellë në atë mënyrë që të mos i dorëzohen informacione të caktuara. Madje në një nga porositë ka qëndruar edhe se nëse ajo bën ndonjë problem, të “rregullohet” nga eprorët e tij.

Për shkak të kërcënimeve, siç dëshmoi Mickoviq, gjykatësi federal amerikan ka sjellë vendim që të trajtohet si dëshmitar i dëmtuar dhe dëshmia e tij të mos publikohet gjatë procedurës.

Duke dëshmuar për protokollin për bashkëpunim të nënshkruar mes Qeverisë së atëhershme dhe “Telekomit të Maqedonisë”, Mickoviq duke u përgjigjur në pyetjen e prokurores Stefanova tha se me ish kryeministrin Vllado Buçkovski nuk ka biseduar për hollësitë, përveç se ai i ka thënë se bëhet fjalë për rast të montuar politik.

Për dokumentin non pejper në të cilin kishte të dhëna për pagesën për persona të caktuar të cilët ishin theksuar me iniciale, Mickoviq kishte marrë vesh kur kishte dëshmuar para autoriteteve amerikane.

Seanca gjyqësore për rastin “Maxhar telekom” vazhdon të mërkurën.

Gjykimi për këtë rast filloi në vitin 2011, ndërsa prej para pak kohësh e ndërmori Prokuroria Speciale Publike.

Në shtetin tonë ishin ngritur padi penale kundër katër shtetasve të huaj që para autoriteteve amerikane ta hapin rastin në bazë të asaj se në periudhën kur kishte ndodhur korrupsioni, “Maxhar telekom” kotoi në bursën amerikane.

Për keqpërdorim të pozitës zyrtare në vendin tonë ishin akuzuar drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei, drejtori financiar, Rolf Plat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët ishin të dyshuar se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultative me shtëpinë konsultuese qipriote  “Çapteks holding limited” dhe në atë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë, sepse Qeveria ishte aksionar.

Rasti mori rrjedhën e re që kur  para autoriteteve amerikane në Nju-Jork dëshmoi ish zbuluesi Sllobodan Bogoevski, i cili pohonte se mito nga “Maxhar Telekom” kanë marrë ish kryeministri Vllado Buçkovski, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, funksionari i  atëhershëm i BDI-së Musa Xhaferi dhe Abdulhalim Kasami.