Mickoski përsëri kërkon grup pune për ligjin e gjuhëve


Udhëheqësi i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski përsëri kërkoi krijimin e grupeve punuese për ligjin mbi gjuhët dhe i kërkoi qeverisë ta tërhiqte atë.

“Unë u bëj thirrje të tërheqin këtë ligj, sepse ajo nuk është nënshkruar ende nga Presidenti. Dua të them që ende nuk është aplikuar, ose nuk mund të konsiderohet se është miratuar, ligji duhet të tërhiqet, të formohen grupe pune, grupe që do të angazhohen plotësisht në këtë ligj, të bëhet kushtetues në procedura normale parlamentare dhe të sillen zgjidhje ligjore që vërtetë do të përfitojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë “, deklaroi Mickoski gjatë vizitës së tij në Radovish.

Ai përsëriti se ligji u miratua me shkelje të Rregullores së Punës në Kuvend dhe se është anti-kushtetues dhe i pazbatueshëm. /albeu.com/