Mickoski: Paratë e fushatës për një shkollë në Tetovë, qëndrimi për referendum ende nuk është përcaktuar


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot njoftoi se do të kërkojë që paratë për fushatën e referendumit për partinë e tij të përdoren për ndërtimin e një objekti të ri në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë. Nëse ekziston pengesë ligjore për këtë, thotë Mickoski, VMRO-DPMNE-ja do të heqë do të nga pjesa e mjeteve dhe do të kërkojë publikisht që këto mjete të kthehen në Buxhet dhe Qeveria t’i investojë pikërisht në këtë shkollë në Tetovë.

Këtë Mickoski e njoftoi në profilin e tij në Facebook, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja është kundër Marrëveshjes me Greqinë, por se qëndrimi përfundimtar lidhur me vetë aktin e votimit, dhe pjesëmarrjen në referendum do t’i bëhet publik qytetarëve në momentin kur ai do të përcaktohet, transmeton MIA.

Sipas liderit të opozitës, paraprin një fushatë për marrëveshjen me Greqinë, dhe jo për anëtarësim në NATO dhe BE, që është temë krejtësisht tjetër. Ai shton se Maqedonisë më shumë se një fushatë i duhen investime, në arsim, në rini, në ekonomi, në shëndetësi, në bujqësi…. sepse, siç shkruan Mickoski, në pyetje janë 80 milionë denarë, para të qytetarëve ku Qeveria dhe shumica parlamentare në Kuvend i shfrytëzojnë për fushatë të referendumit.

Mickoski thekson se VMRO-DPMNE, me forcat dhe mjetet e veta, duke gjetur mbështetje në popull duke shkuar derë më derë, do të marrë pjesë në fushatë dhe do të jetë kundër kësaj marrëveshjeje dhe në momentin kur të përcaktohet qëndrimin përfundimtar lidhur me vetë aktin e votimit, pjesëmarrjen në referendum, ky qëndrim do t’i bëhet publik qytetarëve.