Mickoski në takim me Roth: Nuk do ta mbështesim marrëveshjen me Greqinë

Marrëveshja e nënshkruar me Republikën e Greqisë është e dëmshme për interesat e Maqedonisë ka theksuar kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, gjatë takimit me ministrin gjerman, i angazhuar për Evropën në MPJ-në e Gjermanisë, Michael Roth.

Nga VMRO-DPMNE thonë se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë.