Mickoski: Bujar Osmani shtetin e shfrytëzon për reklama personale


OBRM-PDUKM-ja mendon se vendimi i zv.kryeministrit Bujar Osmani, të mos merr pjesë në konferencën rajonale është privatizim i shtetit për nevojat personale dhe qëllime marketingu.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, përmes një video thekson se partia e tij e nuk pajtohet me vendime të tilla dhe e vlerëson si sjellje skandaloze të zv.kryeministrit të qeverisë.

Mickoski më tej thekson se siç e quan ai, “skandal diplomatik” hap dilema të reja.

“A do të varet pjesëmarrja në samite në të ardhmen nga ajo se cilat shtete të rajonit janë ftuar dhe qeveria do të ketë vendime të dyfishta? Nëse bëhet fjalë për vendim të izoluar, a do të ngrejë qeveria procedurë për qeveri të këtij skandali diplomatik?”, thotë Mickoski.

Përndryshe, Bujar Osmani vendosi që të mos merr pjesë në konferencën rajonale në Banja Lluka, me arsyen se nuk ishte ftuar Kosova.