Mickoski as po as jo për për çështjen e referendumit


Lideri i opozitës, Hristian Mickoski, pas takimit të liderëve konfirmoi se bisedimet do të vazhdojnë të dielën ose të hënën në mëngjes. Ai nuk deshi të komentoj detajet nga ajo që është biseduar dhe tha se i jep mundësi dialogut.
“Nëse me të vërtet kemi për qëllim vlerat evropianë duhet ti zbatojmë në praktikë dhe jo vetëm deklarativisht. Kjo nënkupton respektim të Ligjeve dhe Kushtetutës. Jam optimist, kemi diskutuar për tentimin e Qeverisë dhe shumicë parlamentare për formimin e KSHZ-së:, ka thënë Mickoski, raporton SHENJA.
I pyetur nëse kërkesa për amnisti është pjesë e kërkesës së VMRO-së, ai tha se është edhe një tentim për të hutuar opinionin.
“Kjo është një tentim që të manipulohet opinion, nuk duhet të lejojmë që opinion të manipulohet. Duhet të mbetemi të drejtë dhe të ndershëm”, tha Mickoski më tej.
I pyetur në lidhje me referendumin ai tha se në bisedat nuk kanë arritur deri tek tema e referendumit. /SHENJA/