Micevski: Zaev, Xhaferi e shumica po u ikin diskutimeve në sytë e publikut


Shumica parlamentare, Zoran Zaevi dhe Talat Xhaferi i ikin diskutimit me deputetët e opozitës para syve të opinionit, prandaj nuk transmetohet direkt në kanalin e Kuvendit, diskutimi në Komisionin për Çështje Kushtetuese. Kështu deklaroi koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski, në një konferencë për media. Kjo ishte arsyeja përse Komisioni u ndërpre menjëherë pas fillimit, ku me kërkesë të VMRO-DPMNE-së u dha menjëherë një orë pauzë. Micevski akuzoi kryeministrin dhe kryeparlamentarin se duan “një çështje shumë të rëndësishme ta kalojnë nëpërmjet derës së vogël, jashtë syve të opinionit. Ata kanë frikë të përballen me argumentet e VMRO-së”. Micevski tha se deputetët e VMRO-së kërkojnë që debati i këtij komisioni të transmetohet direkt, megjithatë edhe nëse nuk ndodh një gjë e tillë, tha se ata megjithatë do të marrin pjesë ne debat.