Miçell sot në Shkup, emri në fokus


Çështja për emrin do të jetë një prej temave kryesore të takimit të shefit të diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov me ndihmës sekretarin amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Miçell që sot është në Maqedoni.

“Mendoj se takimi do të nis me atë çështje. Do të jetë shans i mirë për dinamikën e procesit për tejkalimin e dallimeve rreth emrit”, ka thënë Dimitrov, transmeton Medial.mk.

Ai ka thënë se situate me negociatat me Greqinë ndryshon çdo ditë dhe nga ajo varet optimizmi për zgjidhje eventuale.

Maqedonia, thekson ai bën çmos që të vjen deri tek një kompromis i dinjitetshëm që do të ndjehet ashtu nga dyja palët. /Medial.mk/